Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE që po mbahet në Tiranë mbi çështjen e azilkëkërkuesve shqiptarë dhe masat e qeverisë, ai tha se nuk është e vërtetë që numri i shqiptarëve që kërkojnë azil ua kalojnë edhe sirianëve.
Bushati: Nuk e kemi fshehur asnjëherë dhe nuk besoj që është e drejtë të fshihemi pas gishtit. Ka shqiptarë që për shkak të vështirësive ekonomike tentojnë të gjejnë rrugë më të mira në Evropë, siç ka italianë, bullgarë, rumunë, maqedonas, grekë. Kjo nuk na ka penguar për të bashkërenduar veprimet tona për të ndërmarrë masa për frenimin e këtij fenomeni. Nuk është e saktë që shqiptarët ia kalojnë sirianëve apo irakianëve. E saktë është shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në Francë janë në rënie.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-numri-i-azilkerkuesve-shqiptare-ne-france-ne-renie