AKEP drejt arbitraritetit për një vendimmarrje të fshehtë, Përse ky nxitim nga kryetari Zela?

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes një vendimi të posaçëm, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tenton të favorizojë një prej kompanive telefonike në vend kundrejt dy operatorëve të tjerë. vendimi që pritet të kalojë në 15 shkurt në bordin e AKEP shihet si një përpjekje për të futur duart në sektorin e telekomunikacionit. ndërsa kryetari i AKEP gjendet në konflikt interesi pasi ka punuar më parë në kompaninë Albtelekom.

Qeveria duket se po fut duart në tregun e telefonisë celulare duke cënuar parimet bazë të konkurrencës së lirë.

Po bëhen përpjekje për të favorizuar një operator të caktuar duke i ?dhuruar? miliona euro përfitime në kurriz të dy operatorëve të tjerë të telefonisë celulare. T

entativa e dyshimtë dhe e pakonsultuar siç kërkon legjislacioni në fuqi shihet qartë përmes dokumentit që Ora News e zotëron.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkon që të diferencohet zbatimi i masës rregulluese të mos-diskriminimit në tarifat me pakicë të thirrjeve on-net/off-net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për Albtelecom duke filluar nga data 1.04.2018.
AKEP përmes këtij vendimi kërcënon balancën e vendosur në tregun e telefonisë celulare, duke favorizuar kompaninë Albtelecom në të cilin drejtues i AKEP, Ilir Zela, ka punuar për disa vjet.

Këtë vendim, Zela synon ta kalojë në mbledhjne e bordit në datën 15 shkurt, pa transparencë, pa dëgjuar grupet e interesit si dhe në mungesë të plotë të krijimit të barazisë për konkurrencë të ndershme.

Qartazi, AKEP kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile, të cilët nëse ky vendim miratohet pritet të konsiderojnë daljen nga tregu shqiptar për shkak të klimës armiqësore të institucioneve publike ndaj biznesit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akep-drejt-arbitraritetit-nje-vendimmarrje-te-fshehte-perse-ky-nxitim-nga-kryetari-zela

Free Traffic Exchange