Nga muaji mars në 15 gjimnazet e Tiranës në ambientet e shkollës do të ketë edhe një oficer sigurie. Rama u shpreh se figura e oficerit qëndron midis territorit të përgjegjësive të ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, ndërsa do të ketë rolin e një kujdestari.
?Programi do të aplikohet në 15 gjimnaze dhe nis në muajin mars. Duhet bashkëpunim mes mësuesve dhe policisë së shtetit. Oficeri i sigurisë do të jetë si kujdestari. Oficeri do të garantojë që ministria e Arsimit, por edhe e brendshmja të kenë më shumë informacion për kërcënimet e jashtme ndaj shkollës me ngacmimet, mundësinë apo ofronim e shit-blerjes së lëndëve narkotike dhe shfaqet e pa denja gjatë procesit mësimor.
Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar që do të kenë edhe kaluar akademinë e sigurisë, të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë? deklaroi Rama. Fillimisht projekti do të nisë me gjimnazet, ndërsa më pas planifikohet që të shtrihet në të gjitha shkollat.