Me të njëjtin sukses si në Francë, edhe në Shqipëri, erdhi spektakli i parë që i dedikohet fëmijëve me talent në gjininë e muzikës dhe baletit klasik, ?Virtuozët?.
Takimi i parë me publikun ne teatrin e ideuar enkas për një nga patentat më të njohura të momentit të ?Endemol Shine Group? dhe me telespektatorin ishte i suksesshëm. Dhe këtë e tregojnë shifrat e shikueshmërisë. ?Virtuozët? ishte zgjedhja kryesore, programi më i ndjekur në mbrëmjen e së Dielës në ekranin e Televizionit Klan.
Rrugëtimi i këtij formati i cili jo vetëm rikthen teleshikuesin tek muzika klasike, por synon të edukojë edhe spektatorin e ardhshëm të teatrove shqiptare, erdhi nën drejtimin artistik të sopranos që me virtuozitetin e saj vazhdon të këndojë në skenat e famshme botërore. E veshur me dy ngjyrat e pentagramit Inva Mula priti në skenë 10 konkurrentet e parë në gjininë e kantos, baletit dhe instrumentit, si asnjëherë tjetër nën kostumin e prezantueses.
Aftësitë e tyre në muzikën klasike, një gjini që i kishte munguar ekranit të televizorit, 10 konkurrentë nga 8 deri 18 u shfaqën para një jurie që karrierën e tyre artistike e zhvillojnë në teatrot e njohur të Evropës dhe përtej saj, sopranoja Mirjam Tola, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi dhe balerina Anbeta Toromani.
Vendimi i jurisë për të zgjedhur katër virtuozët më të mirë edhe pse ata të gjithë janë virtuozë u pri nga një i ftuar, një tjetër shqiptar i suksesshëm, violonçelisti Renato Ruko, që karrierën e tij si pedagog dhe artist e zhvillon në Greqi.
Konkurrimin për në mbrëmjet çerekfinale do ta vazhdojnë Erini dhe Orenci në instrument...Duena në balet...dhe Xhojdeni në kanto.
Takimi me?Virtuozët? e tjerë që presin të ngjiten në këtë skenë ku muzika luhet nga një orkestër simfonike është çdo të Dielë, për dhjetë mbrëmje konkurruese, në orën 20 e 05 në ekranin e Televizionit Klan.