Report TV - Vonesa e pagave mbledh pedagogët: Negociata për zhvillimet arsimore ose grevë

2018-05-11 0

Rreth 100 pedagogë të Universitetit të Tiranës kanë protestuar sërish sot për vonesën e dhënies së pagës, ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë dhe vonesës së akteve nënligjore që bën të zbatueshme reformën në arsim.
?Një ligj nuk është si piramidat e Egjiptit që ndërtohen dhe nuk shemben më, edhe piramidat gërryhen nga koha. Kështu që një ligj në qoftë se nuk funksionon mund të ndryshohet?, tha Mark Marku.

?Shohim që Bordi i Administrimit dhe administratori sillen si opozitë me rektorët dhe pjesën tjetër të trupës akademike me një lloj arrogance që nuk ka qenë e zakontë në Universitetin e Tiranës. Fakti i cili është dhe maja e ajsbergut që ishte mosdhënia e rrogave të pedagogëve që vetëm kur kolegët e bënë publik shqetësimin, atëherë pas 10 ditësh erdhi një reagim i turpshëm. Jam i mendimit t?i kërkojmë dorëheqjen anëtarëve të Bordit të Administrimit që të hapet një epokë e re?, propozoi pedagogu Agron Gjermarkaj.

Free Traffic Exchange