Gjiknuri: Anulojme HEC-et ne Osum nese shkelin parimet mjedisore

2018-05-11 0

Ministri Damian Gjiknuri është shprehur i hapur për të vlerësuar dhe njëherë procedurën e dhënies me koncesion të dy hidrocentraleve në lumin Osum, në afërsi të kanioneve të Osumit, të cilat konsiderohen zonë e mbrojtur. Pas një seance në komisionin e veprimtarive prodhuese, ai tha se nëse Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura sjell një vlerësim se ndërtimi i HEC-eve bie ndesh me parimet e ruajtjes së mjedisit, atëherë procedura do të anulohet.

Deklarata u nxit pas një debati që kreu i energjetikës pati gjatë diskutimeve për ligjin e bursës së energjisë me deputetët demokratë.

Mima: Ti i bërë nga 0.5 mega në 1.5 dhe t?i ndryshove vendndodhjen dhe i solle në zonë të mbrojtur.

Gjiknuri: Nuk e mban mend se firmose 40 koncesione brenda ditës.

Vetë kryeministri Rama e ka quajtur si një gabim pa dashje dhënien e lejeve për ndërtimin e dy hidrocentraleve, duke thënë se qeveria nuk ishte në dijeni të ndryshimit të vendodhjes së tyre, duke i çuar në zonë të mbrojtur dhe se për këtë do të gjenden përgjegjësit.

Por PD reagoi një ditë më parë duke treguar një letër të presidentit Meta, i cili në rolin e kreut të kuvendit shprehte shqetësimin një vit më parë për ndërtimin e HEC-eve në lumin OSUM.