Ora News - “Shtëpia” e skamjes, familja me 5 anëtarë jeton në varfëri ekstreme

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një familje me 5 anëtarë jetojnë në skamje të plotë brenda kësaj dhome që vetem emrin mund të ketë shtëpi.

Me kryefamiljarin me probleme mendore dhe të zonjën e shtëpisë të papunë, familja Kovaçi Kovaçi në fshatin Lapardha 2, në Berat shpesh u duhet të presin disa ditë për një vakt bukë.

Familja ka solidaritetin dhe ndihmën e bashkëfshatarëve, të cilët u gjenden me ushqime apo veshmbathje, por kjo nuk mjafton.

Safet Muho: "Vërtet ka familje të varfra këtu por kjo është më ekstremja. Janë me probleme shëndetsore dhe nuk kanë asnjë lek që të marrin ilaçet."

Apelin e kryeplakut të fshati, ne e përcollën në zyrat e Bashkisë së Beratit, ku sekretari i përgjithshem, Gëzim Zema lë të hapur mundësinë e një përkrahjeje sociale mujore

Gëzim Zema: "Ky është një rast shumë ekstrem por raste të tilla ka shumë në këtë njësi dhe bashkinë e Beratit. Pushteti vendor ti shikojë duke bashkëpunuar edhe me shoqata dhe organizata të ndryshme."

Ndërgjesimi në media dhe solidariteti i fshatit Lapardha 2 u ka dhënë shpresë 5 anëtarëve të familjes Kovaçi, ndërsa tashmë është radha e institucioneve të shtetit që të reagojnë

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shtepia-e-skamjes-familja-me-5-anetare-jeton-ne-varferi-ekstreme