Ora News - A ngjan rasti i Astrit Veliajt me Arben Ndokën? Përgjigja që Basha i dha gazetares

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-se Lulzim Basha u pyet nga gazetarët lidhur me përzgjedhjen e deputetit të ri në qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduard Halimit.

Pak ditë më parë u publikuan qendrimet e dy zonjave në listën e PD për qarkun e Beratit, të cilat thanë se nuk do ta pranojnë mandatin.

Pyetja: Si e shpjegoni dorëheqjen e zonjave kandidate?

Basha: Astrit Veliaj është i numri 2 në listën Beratit. PD për shkak të kuotave gjinore .. KQZ vendos se kush do të marrë mandatin. Këto janë çështje të KQZ-së dhe të vullnetit të personave përkatës

Po a ngjan ky rast me Arben Ndoken?

Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan Tv juaj me një motoskaf droge, sepse Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion. Ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet në asnjë nga kandidatët, kushdo qoftë deputet i ardhshëm.

Përgjigja iu dha gazetares së Vizion+ gjatë një konference që Basha zhvilloi jashtë selisë PD, pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ngjan-rasti-i-astrit-veliajt-me-arben-ndoken-pergjigja-qe-basha-i-dha-gazetares