Basha u del ne krah artisteve: Paralajmeroj Edi Ramen qe te terhiqet

2018-05-11 0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të Partisë Demokratike për artistët, lidhur me çështjen e ditëve të fundit për ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar.
Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet nga plani për ndërtimin e një kulle në vendin ku ndodhet teatri.

"Dua të shpreh mbështetjen time për artistët. Teatri nuk mund të jenë tullat dhe godinat, teatri janë artistët. Paralajmëroj Edi Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë tek Teatri Kombëtar, e paralajmëron të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe nuk mund të vihen në veprim skenat korruptive. Artistët kanë mbështetjen tonë të plotë në mossovjetizimin e teatrit", deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.