Report TV - “Teatri Kombëtar”, shpërthen aktori Bujar Asqeriu: Askush se çan tr**** për artistët

2018-05-11 7

Artistët e teatrit kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në pr/ligjin e kundërshtuar prej tyre. Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar.
Artistët e e skenës kanë kërkuar transparencë për gjithçka dhe kërkojnë takim me Kumbaron. ?I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që tu përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur?. Te merkuren ne oren 16:00 e presim ne kete salle per dialog,- thonë artistët. Ndërsa aktori i mirënjohur, Bujar Asqeriu ka dalë në një konferencë shtypi, sëbashku me artistë të tjerë, për të denoncuar kushtet e mjerueshme ku ndodhen artistët, tentativën për të zhvendosur teatrin dhe ndryshimet për ligjin e artit dhe kulturës.

Asqeriu ka shpërthyer ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar, duke thënë se ata vjedhin vendin, pasurohen vetë dhe kjo është arsyeja përse nuk ka më para për artin dhe kulturën.

?Një artist, më i miri i yni, merr rrogën më të ulët se një nënpunëse e rëndomtë e Ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi që i bën shteti ynë, Ministria e Kulturës, artistëve, që luftojnë me gjakun, djersën dhe mundin e madh në skenë. Jo më kot, kolegët tanë të nderuar, artistët tanë të mëdhenj, ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta. Askush nuk pyeti për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe këto pengje të tyre ne duhet t?i ngremë me të madhe. Bujar Lako jetonte në një dhomë e kuzhinë, 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë, kanë vila nga 5 milionë, nga 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe e këtij vendi. Kjo është drama, këtu udhëheqin hajdutët. Këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi, prandaj nuk mbetet lek për artistët.?