Një automjet tip "Benz" është djegur pjesërisht gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen "Hajro Çakërri" pranë xhamisë.
Policia bën me dije se automjeti që u përfshi nga flakët është në pronësi të qytetarit me iniciale E.A. Makina ka qenë e parkuar kur ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga një person i paidentifikuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.