Ndalohet kamioni me heroine ne Portin e Durresit

2018-05-11 5

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka ndaluar një automjet që po transportonte lëndë narkotike të llojit heroinë.

Në kamionin me targa AA 943 OO u gjetën dhe u sekuestruan rreth 11 kilogramë heroinë, si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit, Bujar Shazivari 63 vjeç.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit me skaner dhe rezultoi se ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Kamioni që transportonte heroinë do të imbarkohej në traget me destinacion Ankonën në Itali, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentativë.

Free Traffic Exchange