Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia kufitare e portit të Durrësit godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.
Rreth 11 kg heroinë është sekuestruar në një kamion me targë AA 943 OO gjatë kontrollit të policisë pas informacioneve të marra në rrugë operative se në këtë mjet po transportohej drogë.
"Në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se në kabinën e kamionit "MAN", me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë" informon policia.
Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.
Kamioni mësohet se kishte si ngarkesë 15 koli me qese plasmasi dhe me destinacion Firenzze-Itali.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-bllokohet-ne-port-kamioni-me-10-kg-heroine