Lagjia e izoluar, banorët e Lumares lëvizin ende me mushka, pas 27 vitesh rruga po bëhet realitet

2018-05-11 3

Në fshatin Aranitas të bashkise Mallakaster, një lagje e quajtur Lumare qëndron e izoluar prej 27 vitesh. Ajo është e rrethuar nga malet ,me pyje kocimare dhe mbetet lagjia më problematike, jo vetëm e Aranitasit, por edhe e gjithë zonës së Mallakastrës. Sot këtu jetojnë vetëm 9 familje. Janë të vetmit që qëndruan, nga 200 banorë që kishte kjo lagje para demokracisë . Të tjerët jane larguar për shkak të kushteve shumë të këqija të infrastrukturës .
Banorët e mbetur thonë se janë të izoluar në këtë vend, pasi kanë mbetur pa të vetmen mundësi të lëvizjes, me pjesen tjetër të fshatit të tyre Aranitas apo qytetit të Ballshit, për shkak të mungesës së rrugës. Në pamundesi për të shkuar në fshat, levizjen e bejne me mushka ose me kale ,ose edhe ne kembe. Pavarësisht ankesave që ata kanë bërë nder vite, asgjë nuk është zgjidhur sipas banorëve.
?Trajtimi ndaj nesh , per mungesen e infrastruktures rrugore, ka qene si të mos jemi shtetas të këtij vendi. Në 27 vite demokraci, nuk eshte bërë asnjë investim në lagjen tone, pavarësisht se vinin na premtonin, çdo 4 vjet, në kohë fushatash, por sipas tyre ,ato kane qene të paverteta dhe per t?e marre voten?, shprehen të indinjuar banoret.