Report TV - Integrimi, qeveria sjell raportin në Kuvend, ja si kanë punuar ministritë

2018-05-11 0

Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend një raport prej 23 faqesh ku shpjegon se si ministritë kanë punuar me ?detyrat e shtëpisë? për integrimin, në përmbushje të prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në qershor.

Në dokumentin e siguruar nga Report TV, sa i takon klimës politike, qeveria e konsideron marrëveshjen e 18 majit një provë të angazhimit të ekzekutivit për konsensus politik që ndikoi pozitivisht në procesin e integrimit.

Duke u ndalur tek lufta kundër krimit të organizuar, qeveria është fokusuar në raport në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Në periudhën Shtator 2016 ? Shtator 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e kanabisit të sekuestruar.

Gjatë vitit 2017, sipas qeverisë janë asgjësuar 933.014 bimëve narkotike në 2 754 parcela. Këto, sipas raportit janë 1.7 milionë rrënjë më pak, krahasuar me vitin 2016.