Report TV - Skamja e familjes në Fushë Krujë kombinimi fatkeq varfëri-sëmundje

2018-05-11 2

Jo shumë kilometra larg dritave dhe vitrinave të kryeqytetit, ka njerëz më halle e që sfidën më të madhe kanë bukën e gojës. Familja Karaj në Fushë-Krujë, është fatkeqësisht shembulli se sa e vështirë është jeta kur sëmundjet dhe varfëria bëhen bashkë.

Hamdiu, kryefamiljar, është invalid dhe i verbër. 280 mijë lekët që merr si ndihmë nga shteti, janë i vetmi burim të ardhurash për familjen prej gjashtë anëtarësh.

Para 9 muajsh, familjes iu shtua një divorc. Djali, Alfredi, u nda me nusen e tij me të cilën kanë tre fëmijë. Gjykata i la fëmijet tek i ati, ndërsa të ëmës i caktoi për të paguar një shumë parash, vendim që mbeti vetëm në letër.

Hamdiun dhe Alfredin, më shumë se gjithçka i mundon një pyetje: Si t?u përgjigjen fëmijëve kur kërkojnë ushqime e lodra si të gjithë të tjerët?!