Debora dhe ngricat pushtojne vendin

2018-05-11 0

Reshje të forta bore ranë gjatë natës në verilindje të vendit. Për orë të tëra, ato vazhduan me intensitet. Në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, trashësia arriti në 10 centimetra. Makineritë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për largimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës.

Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë dhe pa probleme, ndërsa në disa akse rurale Kalis, Arren, Gryjecaje ka vështirësi në qarkullim. Energjia elektrike pati ndërprerje të herëpashershme gjatë natës, si pasojë e erërave të forta, po më pas situata është normalizuar.

Në zonat turistike të Korçës, lëvizja me mjete të ulëta është e pamundur. Reshjet e borës kanë bërë të pakalueshme disa rrugë. Në Dardhë, trashësia e borës është 50 centimetra.



Dhe pse te pajisur me zinxhirë shumë drejtues mjetesh nuk e kanë patur të lehtë të mbërrijnë në destinacion.

?Me zinxhirë edhe e vështirë?.

?Po s?pate zinxhirë është e vështirë?.

?Gjendja e rrugës është shumë e vështirësuar. Borë shumë, rrëshqitëm se ishte e bllokuar?.

Reshjet po vazhdojnë me intensitet prej 48 orësh. Në Dardhë, trashësia e borës i ka kaluar 50 centimetra. Rruga Boboshticë-Dardhë, është e kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërsa akset e tjera janë të kalueshme normalisht.

Edhe në qarkun e Dibrës reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa rrugë. Probleme ka patur në aksin nacional Peshkopi-Bulqizë, por më kritike situata ka qenë në rrugën Qafe e Buallit-Kraste dhe Ura e Çerenecit-Librazhd.

Temperaturat në këtë zonë arritën në minus 5 gradë Celsius ndërsa trashësia e dëborës shkoi në 25 centimetra.

Free Traffic Exchange