Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fund të muajit shkurt, do të hapen aplikimet për kredi të butë, një ndër programet sociale të bashkisë së Tiranës me kredi të lehtësuar për familjet e pastrehë. Veliaj ftoi të gjitha ata që duan të aplikojnë të bëjnë dokumentacionin gati, i cili do të shqyrtohet nga një komision i veçantë. Erion Veliaj ishte mysafir në shtëpinë e Adela dhe Albi Osmani, përfitues nga programi i kredisë së butë vitin e kaluar.
Veliaj: Programi do të rifillojë në fund të shkurtit. Shpesh na është dashur të shpjegojmë se bashkia ka paketa të ndryshme, për kategori të ndryshme të shoqërisë. Që do të thotë, nëse je tërësisht në nevojë, kemi qendrat e emergjencës; nëse ke pak mundësi, kemi banesat sociale me qira minimale, 30 mijë lekë të vjetra; për dikë tjetër që thotë: ?Jo nuk dua të jem pronar i një shtëpie?, kemi bonus qiraje. Por, kur vjen puna tek një kategori tjetër, pra për shtresën e çifteve të reja, që duan të krijojnë familjet e tyre në Tiranë, kredia e butë është një ofertë perfekte.
Gjatë viti 2017, pati 1000 përfitues të kredive të buta. Prioritet iu dha çifteve të reja. Kryebashkiaku Veliaj tha se edhe këtë vit, bashkia është e vendosur për të ndihmuar familjet e reja.
Në bazë të ndryshimeve ligjore, programet sociale kanë prioritet familje një prindërore me fëmijë në ngarkim; viktima të dhunës në familje, familje me më shumë se tre fëmijë; ato të prekura nga investime publike; si dhe familje emigrant i rikthyer. Përfituesit e kredisë së butë pagujanë 3% të interesit për një periudhë afatgjatë 20-30 vjet dhe pjesa tjetër e interesit paguhet nga Bashkia e Tiranës përmes një buxheti të miratuar enkas për këtë program.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kredite-e-buta-hapen-aplikimet-e-dyta-ne-fund-te-muajit-shkurt