Report TV - Inceneratorët, PD thërret në interpelancë urgjente Gjiknurin

2018-05-11 0

Partia Demokratike ka thirrur në një interpelancë urgjente Ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri, nga i cili kërkojnë informacion për tre koncesionet e dhëna për ndërtimin e inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Kërkesa është depozituar në Kuvend me firmën e Edmond Spahos, dhe kërkohet që interpelanca të mbahen në seancën e datës 14 shkurt, siç thuhet në këtë dokument që Report TV ka siguruar. Siç duket edhe nga shënimet e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të bëra me shkrim dore mbi këtë kërkesë, interpelanca është pranuar.

Në argumentet e saj, PD ngre shqetësimin se një individ i vetëm fitoi tre koncesionet për inceneratorët, duke lënë dyshime për një aferë korruptive.

Free Traffic Exchange