Report TV - HEC-et mbi Osum,PD:Rama luan teatër, kishte dijeni për projektet

2018-05-11 0

Partia Demokratike akuzon kryeministrin e Edi Rama se ka qenë në dijeni të projektit i cili parashikonte ndërtimin e HEC-ve në lumin Osum. Kreu i Departamentit për Mjedisin në selinë blu, Jamarbër Malltezi tha se letra e publikuar nga Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit.

Malltezi shton se zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi.

Free Traffic Exchange