PD: Qeveria e dinte për Osumin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka qenë në dijeni të ndërtimit të hidrocentraleve në Kanionet e Osumit. Kreu i Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi, tha se pavarësisht se u informua për projektin nga ish kreu i kuvendit Meta, Rama ka vazhduar me miratimin e tij në dhjetor 2017.



?Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë firmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti. Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi.?



Opozita vijon akuzat duke u shprehur se me zonat e mbrojtura po ndodh një skandal i madh, pasi jep leje ndërtimi që shkatërrojnë mjedisin.



?Në krye të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura është emëruar Zamir Dedej. Deri para pak vitesh, ai ishte drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA. Sot, buxheti i Agjensisë për investime/monitorime/trainime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej.?



E duke risjellë në vëmendjen deklaratën për arrestim të peshqve të mëdhenj, Malltezi thotë se në Shqipëri, licencat për peshkim i kontrollon vetë kryepeshku.

Free Traffic Exchange