Rasti i parë i rubrikës ?Ka një mesazh për ty? te ?E diela shqiptare?, kishte protagoniste gjyshe Tahirenë, një zonjë shumë e ëmbël e cila kishte bërë shumë sakrifica për familjen e bashkëshortit të saj. Ajo ishte thirrur në studio nga mbesa e saj Erjona me të cilën jetonte, për t?i treguar që ajo është shumë e vlerësuar për sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që i kishte dhënë gjatë gjithë jetës. Marrëdhënia e tyre është një shembull i sakrificës, mirënjohjes, dashurisë dhe ngrohtësisë që mbizotëron në familjet shqiptare.
Erjona: Gjyshi im ka qenë i martuar para 55 vjetësh, i vdes gruaja nga një fatkeqësi. Kështu që vendos të martohet, dhe kurorëzohet me gjyshe Tahirenë që unë tashmë i them gjyshe me plot kuptimin e fjalës. Ajo nuk bëri fëmijë me gjyshin sepse thoshte nuk dua që të duket sikur po bëj diferencime, më mirë të rris fëmijët e burrit. Kjo ishte sakrifica më e madhe e saj që nuk hidhet poshtë. Erdhi momenti dhe vdiq gjyshi, gjyshja ngeli vetëm sepse pesë fëmijët e gjyshit nuk kujdeseshin fare për gjyshen.
Per me shume, klikoni mbi linkun:
http://tvklan.al/sakrificat-e-gjyshes-shet-shtepine-per-te-shlyer-kredine-e-mbeses/
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN