Ora News - Lejet për HEC-et në Osum, Malltezi: Ata që firmosën u bënë ministra

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia demokratike denoncon faktin dy lejet për HEC në kanione janë bërë me bekimin e Ramës dhe ministrit Klosi, të cilët i shpërblejnë personat që firmosin lejen me detyra në ministri.

Malltezi: Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë firmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti.

Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi. Nuk ka absurditet më të madh që ai që firmos për shkaterrimin e një zone turistike unikale të drejtojë edhe politikat e turizmit.

Një tjetër shqetësimi i ngritur nga drejtuesi i departamentit të mjedisit në PD Malltezi, është heshtja e drejtuesit të zonave të mbrojtura, i cili përmes fondeve të agjencisë ka kaluar buxhet në shoqatën që drejtonte më herët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lejet-hec-et-ne-osum-malltezi-ata-qe-firmosen-u-bene-ministra