Report TV - Ekstradimi i Haxhisë/Skenari për hapjen e dosjes së Azem Hajdarit

2018-05-11 0

Ekstradimi i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia në Shqipëri, krijon mundësitë për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, e konsideruar edhe si vrasja e shekullit. Në bazë të ligjeve të ndryshuara vitin e kaluar, në kuadër të drejtësisë së re, Izet Haxhia, brenda 30 ditëve nga ekstradimi në Shqipëri, mund të kërkojë rishikimin e vendimin për dënimin e tij si dhe rihapjen e çështjes.

Izet Haxhia favorizohet nga katër rrethana: Gjykimi në mungesë, kushtet e ekstradimit, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale si dhe refuzimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për të dëshmuar para drejtësisë për këtë çështje.

Free Traffic Exchange