SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka konfirmuar arrestet me burg dhënë në mungesë ndaj tre elbasanllinjve të dyshuar për atentatin ndaj Lulzim kullës më 13 Janar 2017, në Shkodër, me rreth 40 gr tritol.
Në burg do të mbeten Endrit Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Teta. Këta shtetas sipas Prokurorisë së Shkodrës nën drejtimin e Çopjes kanë organizuar atentatin ndaj Kullës mesditën e 13 Janarit.
Ata kanë mohuar akuzat në gjykatë në lidhje me atentatin, ndërsa të pyetur për praninë e tyre në qytetin verior, ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë asnjëherë në Shkodër, dhe sot ishte hera e parë që shkelnin në këtë qytet.