Xhafaj: Ende te pazbardhura disa ngjarje kriminale

2018-05-11 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar ndryshime në nivelin drejtues të strukturave të policisë në qarkun e Fiert dhe të Vlorës. Gjatë një analize me këto dy njësi të Policisë së Shtetit dhe i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, ai shprehu hapur pakënaqësinë që shumë ngjarje kanë mbetur pa autor.

Por Ministri i Brendshëm ka vlerësuar punën e bërë për dhënien fund të fenomenit të kanabisit, të cilin e quajti një kapitull të mbyllur.

Fokusi i ri për Policinë e Shtetit, tha Ministri i Brendshëm, nuk do të jetë më kapja e kultivuesve të kanabisit, por e grupeve të rëndësishme kriminale, të cilët janë forcuar ekonomikisht dhe po veprojnë dhe në sektorë të tjerë.

Tv Klan