Ministrja Nikolla u kërkon ndjesë pedagogëve

2018-05-11 2

Pedagogët dhe stafet akademike në të gjithë vendin ende nuk e kanë marrë pagën e muajit Janar. Shkak për këtë vonesë është bërë mungesa e një VKM-je dhe një mosrakordim mes Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave.

Shumë pedagogë janë shprehur të indinjuar nga kjo vonesë dhe e kanë cilësuar atë si të qëllimshme. Ndërkaq sot për herë të parë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla duke u kërkuar ndjesë pedagogëve për këtë vonesë.

Gjithashtu Nikolla u shpreh se kjo ishte një provë edhe për administratorët e universiteteve, të cilët nuk e kaluan dot me sukses.

Klan Plus

Free Traffic Exchange