Ora News - Xhafaj i pakënaqur me policinë e Vlorës: Disa ngjarje kriminale ende pa autorë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Puna e drejtorisë së policisë së Vlorës nuk është e kënaqshme për ministrin e Brendshëm, pasi vrasjet e pazbuluara e kanë rënduar situatën atje. Nga analiza vjetore e punës së policisë së Vlorës, i shoqërua edhe nga kryepolici Ardi Veliu, Xhafaj kërkoi masa për vendosjen nën kontroll të kriminalitetit.

Xhafaj: Nuk jemi fort të kënaqur me punën e strukturave të drejtorisë vendore të policisë së Vlorës. Qoftë në nivelin e sektorëve, seksioneve në drejtorinë vendore dhe të komisariateve dhe unë besoj që brenda kopetencës së tij, Drejtori i Përgjitshëm do të shohë me shumë kujdes, të bëjë analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të marrë vendimet e duhura. Konstatoj me shqetësim se qoftë në Fier dhe në mënyrë të veçantë në Vlorë ka disa ngjarje që lidhen me humbjen e jetëve, me disa vrasje të rënda të cilat për fat të keq janë ende pa autorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhafaj-ne-vlore-disa-ngjarja-kriminale-kane-mbetur-pa-autore