Anija luftarake amerikane “USS Ross” ne Vlore

2018-05-11 4

USS Ross është anija luftarake amerikane, e cila për tre ditë do të qëndrojë në gjirin e Vlorës. 350 persona në këtë ekuipazh, kanë qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, ku më e fundit ishte ajo e konfliktit në Siri.

Ambasadori amerikan, Donald Lu e ka prezantuar nga afër këtë anije me përfaqësues të lartë të Ushtrisë Shqiptare dhe personaliteteve në Vlorë. Ai tha se të gjithë duhet të kuptojnë rëndësinë që ka ushtria në funksionet demokratike të çdo shoqërie.

"Një nga misionet tona është të ndihmojmë të rinjtë shqiptarë të respektojnë profesionin e ushtarakut. Të gjithë, pavarësisht moshës duhet të kuptojmë rolin e ushtrisë në mbrojtjen e shoqërisë së lirë në mbarë botën".

USS Ross pas Shqipërisë do t?i drejtohet Spanjës e më pas do të ankorohet në SHBA.

Tv Klan