Qendra shendetesore e fshatit Kuç të Vlorës ështe jashtë çdo standarti dhe kushti higjeno sanitar. Nga pamjet duket qartë që kjo qendër, ndërkohë që aty marrin sherbim mjekësor rreth 1200 banorë të fshatit Kuc. Kushtet në të cilat jepet kjo ndihmë është skandaloze. Pergjgjesi i qendrës, Merqez Demaj , thot se janë ankuar disa herë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
?Unë e kam ngritur vazhdimisht këtë problem dhe gjendja e saj e shikoni se si është. Këtu kryhen të gjitha ndihmat dhe sidomos dhënia e ndihmës së parë për 1.200 persona. Kjo nuk është normale dhe mua më vjen turp që ti vjen dhe të shikosh këtu që unë jap një ndihmë. Unë jam i detyruar se nuk kam ku ta çoj? ? u shpreh mjeku.
Banorët e Kuçit shprehen se në qendër shendetësore nuk jepet asnjë shërbim shëndetësor pasi pacienti sëmuret me edhe më keq nga kushte në të cilat ndodhet qëndra.