http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bllokuar publikimin e një dokumenti të përgatitur nga demokratët, i cili kundërshtohen akuzat e republikanëve se FBI ka shpërdoruar detyrën gjatë hetimeve për ndërhyrjen Ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Në një letër dërguar Komitetit te Inteligjencës thuhet se presidenti Doandl Trump, nuk mund ta bëjë publik memon, pasi dokumenti përmban sekrete të cilat do të vinin në rrezik interesat e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i bëri thirrje demokratëve të rishikojnë dokumentin duke thëne se shefi i shtëpisë se bardhe është gati ta publikojë pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme.
Pak javë më parë, presidenti amerikan miratoi publikimin e një memojë të hartuar nga republikanët, ku pretendohej se FBI ka keqpërdorur kompetencat e saj.
Një gjë e tillë shtyu demokratët të kundërpërgjigjeshin duke hartuar nje tjeter dokument qe hidhte poshtë qëndrimin e republikaneve.