Burg për bandën e tritolit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për pesë të ndaluarit e operacionit ?Porosia? të cilët dyshohet se janë dhe furnitorët me tritol në vendosjen e eksplozivit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër. Seanca e zhvillua u bë me dyer te mbyllura ndërsa Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi dhe Gazmor Kokla do të qëndrojnë pas hekurave deri ne përfundim te hetimeve.



Avokatët pretenduan se një pjesë e të arrestuarve vetëm kanë njohje me të dyshuarit ndaj dhe ndalimi i tyre është i paligjshëm. Ne operacionin e disa ditëve më parë policia sekuestroi 82 kallëpe tritoli. 1.5 kg lëndë narkotike kanabis. 2 armë zjarri, disa automjete dhe sasi të konsiderueshme parash.



Policia ka dyshime te forta se ata furnizonin me lëndë plasëse grupe të ndryshme kriminale në vend. Hetuesit pritet te zbulojnë se cili ishte destinacioni i eksplozivit te kapur gjate ndërhyrjes se forcave speciale.

Free Traffic Exchange