“Pakti për detin është mbyllur” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shqipëria dhe Greqia duket se kanë arritur marrëveshjen e re për Paktin Detar për të përcaktuar Zonat Ekskluzive Ekonomike, gjë e cila i hap rruge kërkimit te hidrokarbureve ne detin jon



Portali grek ?Energy press.gr?, duke cituar se ?burime të sigurta raportojnë se Tirana dhe Athina kanë arritur paktin përfundimtar dhe kane pranuar se në marrëveshjen e vitit 2009 gjatë qeverisjes se Sali Berishës, është përdorur ?pjesërisht metodologji e gabuar?, sidomos përsa i përket llogaritjes së distancave nga gjiret detare.



Portali grek shkruan gjithashtu se gjiret e brendshme, duhet të konsideroheshin si ?të mbyllura? për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.



Media e vendit fqinj thekson se historia e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar në shumë debate, por pas marrëveshjes së arritur mes dy qeverive, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti, kjo çështje konsiderohet e mbyllur njëherë e përgjithmonë.