http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kim Jong Un ka ftuar presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In të vizitojë Phenianin. Ftesa është bërë zyrtarisht nga motra e vogël e liderit te vendit komunist gjatë një takimi mes zyrtarëve të dy koreve në pallatin presidencial të Seulit ne kuadër te lojërave olimpike.
Ftesa shihet si një përpjekje për uljen e tensioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Edhe pse në horizont nuk ka ende një datë të propozuar, ky do të jetë takimi i parë mes dy liderëve koreanë që nga viti 2007.
Moon është shprehur më parë se lojërat olimpike dimërore jane nje shans për normalizimin e marrëdhënieve.
Gjatë takimit me motrën e liderit komunist, Moon theksoi se nevojiten bisedime edhe mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të krijohen kushtet e duhura për të vendosur paqen.
Udhëtimi I motrës së liderit komunist në Korenë e Jugut, shënon njëherësh vizitën e parë të një anëtari të dinastisë qeverisëse që nga lufta koreane.