Report TV - Komisioni i Apelit në FSHF kundër disiplinës, rikthen Kelcyrën në garë

2018-05-11 1

Vendimi i Komisionit të Apelit në FSHF ka vendosur të rikthejë Këlcyrën në Kategorinë e Dytë, teksa Komisioni i Disiplinës e dënoi me përjashtim, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj Përmetit, ku u dhunua gjyqtari kryesor Alvi Paço, ku tre futbollistë e goditën.

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e sotme, Komisioni i Apelit e quajti shumë të rëndë dënimin dhe vendosi që klubi i Këlcyrës të rikthehet në Kategorinë e Dytë, dhe të luajë 14 ndeshje pa tifozë. Kujtojmë që kjo skuadër do të udhëtojë drejt Sarandës për t?u ndeshur me Butrintin dhe ky vendim i gjen të papërgatitur.

Me këtë vendim, edhe njëherë tjetër duket qëndrimi i dyanshëm i komisioneve të FSHF-së. Ndoshta kjo vlen si shpërblim për votën e Këlcyrës në Asamblenë Zgjedhore. Ndërsa shoqata e arbitrave nuk reagoi për dhunën, por për ofendimet e një trajneri si Shpëtim Duro.

Free Traffic Exchange