Liria ekonomike rritet, por pengesë mbetet gjyqesori

2018-05-11 0

Liria ekonomike në Shqipëri pengohet nga Reforma në Drejtësi, çështjet e pazgjidhura të pronave dhe integriteti i qeverisë. Këto janë elementët që e kanë vendosur Shqipërinë në vendin e 65-të të rankimit që i bën lirisë ekonomike botë fondacioni ?Heritage? mes 180 ekonomive në botë, e me një redaktim këtë herë nga revista Forbes.

Vendi ynë konsiderohet në këtë renditje ?pothuasje i lirë?, duke pësuar një përmirësim për 2018-n, me 0.1 pikë krahasuar me një vit më parë. ?Rritja ka ardhur si pasojë e shëndoshjes fiskale, ndërsa pikë kanë humbur indikatorët e drejtësisë dhe të barrës fiskale. Shqipëria është në vendin e 32, mes 44 ekonomive në Europë?.

Raporti i fondacionit "Heritage" vlerëson se janë bërë përmirësime në shkurtimin e procedurave të të bërit biznes dhe miratimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Megjithatë, ajo e vlerëson Shqipërinë si një ekonomi të vogël, ku informaliteti është i lartë dhe që gjysma e saj dominohet nga sektori i bujqësisë, edhe pse shërbimet dhe turizmi janë rritur mjaft në vitet e fundit.

?Vendi vijon të mbetet një nga më të varfrit në Europë, me një zhvillim të ngadaltë ekonomik, të penguar nga infrastruktura e dobët në fushën e energjisë dhe transporteve. Korrupsioni endemik, më i dukshëm në drejtësi, kufizon seriozisht llogaridhënien e qeverisë. Gjyqësori është shpesh subjekt i presioneve politike dhe intimidimit. Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por jo pa zbatuar më parë reformën në fushën e drejtësisë?, përfundon raporti.