Kryeministri takim me fermeret: Mbeshtetje per bujqësine

2018-05-11 2

"Për çdo litër qumësht të cilësisë së parë, blegtorët do të subvencionohen nga qeveria me 100 lekë për litër'. Kjo është një nga disa politika mbështetëse për efemeret të parashikuara në politikat e Ministrisë së Bujqësisë. Politikat që kryeministri Edi Rama dhe ministri i bujqësisë jua kanë prezantuar fermerëve të Kukësit në një takim ku merrte pjesë dhe kryebashkiaku demokrat i bashkisë.

Kryeministri iu kërkon fermerëve por dhe sipërmarrëseve të mëdhenj që vijnë nga kjo zonë të shikojnë mundësinë për tu fokusuar tek agro turizmi, si një mundësi për të rritur të ardhurat familjare, por dhe ato lokale. Si shembull për tu ndjekur Ramë sjell Italinë.

Në Kukës kryeministri ka inspektuar investimin e kryer për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Orgjost. Investim që nga kryebashkiaku Shehu vlerësohet pozitivisht pasi ka përmirësuar sipas tij furnizimin me ujë të pijshëm për 1 mije banoret e zonës.

Se bashku me ministren e shëndetësi Rama është ndalur dhe ne spitalin e Kukësit, i cili është përfshirë në sistemin e patronazhit që po ndiqet në disa spitale rajonale ku mjekë të Spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi? me rotacion vizitojnë dhe kryejnë operacione, sipas një grafiku javor. Ky sistem pritet të vazhdojë deri në 2019 kur pritet të përfundojnë specializimin 300 mjekë të rinj të cilët do të plotësojnë vakumin që është krijuar nga mungesa e mjekeve.

Free Traffic Exchange