Ora News - Duma në Bathore, denoncon përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e zonës së Bathores në Tiranë kanë denoncuar përjashtimin nga skema sociale.

Në një komunikim me deputetët e Partisë Demokratike, dhe kryetarin e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ata tërheqin vëmendjen për listën e gjatë të ushqimeve të papaguara por dhe për nivelin e lartë të papunësisë.

Përveç ndërprerjes së asistencës, banorët shprehin shqetësim dhe për kushtet në banesa apo dhe për mungesën e ilaçeve

Sipas deputetes Duma, fajtori i vetëm për këtë gjendje të mjerueshme të banorëve janë reformat e dështuara të qeverisë aktuale.

Grida Duma: Kjo është reforma e famshme e ndihmës ekonomike. Merrte 12 mijë lekë, sot nuk merr asnjë lekë dhe jeton me borxhe"

Ndaj Duma shtoi se opozita do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme, duke premtuar dhe një program për rritjen e ekonomisë së tyre

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/duma-ne-bathore-denoncon-perjashtimin-nga-skema-e-ndihmes-ekonomike