Report TV - Vokshi: Qeveria ka shkelur kontrata me pedagogët

2018-05-11 0

Partia Demokratike fajëson ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për vonesat e pagave për 15 mijë pedagogë. Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi, në një deklarate për mediat sot tha se kjo ?është shpërdorim i detyrës nga Ministrja e Arsimit?. Sipas saj, pedagogët janë detyruar të marrin borxh për të paguar faturat e familjes për shkak se nuk kanë asnjë mjet tjetër jetese përveç pagës si pedagogë.
?Sot është data 10 shkurt dhe asnjë pedagog dhe staf në universitetet publike, nuk kanë marrë ende pagat. Janë 15 mijë familje, të cilave qeveria u ka shkelur kontratat dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë, kur qytetarët shkelin kontratat dhe nuk paguajnë dritat dhe ujin përfundojnë në burg. Këtë fat e kanë provuar mbi 38 mijë qytetarë dhe me këtë fat vazhdojnë të kërcënohen çdo ditë nga kryeministri dhe ministrat e tij.

Minsitrja e Arsimit dështoi sot të japë përgjigje përse pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar. Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre.

Free Traffic Exchange