Report TV - Abuzimi tek rrugët, ja ku gabuan Xhika, Toma dhe biznesmenët

2018-05-11 0

Dy ish-drejtorët e ARRSH Andi Toma dhe Dashamir Xhika që momentalisht mbahen të izoluar në burgun e Bradasheshit në Elbasan, kanë firmosur dy pagesa tek kompaninë ?Vëllezërit Hysa? dhe ?Arifaj?, në një kohë kur këto firma nuk kishin përfunduar rrugën Gjinar-Elbasan. Sot e kësaj dite kjo rrugë është e papërfunduar ndërkohë fondi limit prej 5 miliardë është marrë nga kompanitë ndërtuese.

Gazeta ?Shqiptarja.com? sjell të plotë sot dosjen e prokurorisë së Elbasanit, ku evidentohen një sërë shkeljesh të zyrtarëve të ARRSH, katër biznesmenëve dhe kolauduesve.

Dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të ARRSH-së Andi Toma dhe Dashamir Xhika, rezulton se 111,468,727 lekë kanë kaluar drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të shoqërisë ?Vëllezërit Hysa? sh.p.k, ndërsa pjesa tjetër e fondeve e kanë kaluar në llogarinë bankare të shoqërisë ?Arifaj? sh.p.k. Por koha kur është bërë pagesa e plotë, thotë prokuroria rruga nuk kishte mbaruar. Gjatë hetimeve prokuroria ka zbuluar dhe manovrat e dy firmave ndërtuese mbi punimet në rrugën e Gjinarit.