Policia rrugore ka vijuar aksionin në akset kryesore për rritjen e parametrave të sigurisë. Mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë orëve të mesnatës policia ka hequr 21 leje drejtimi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të cilat shkonin nga 167 km/orë deri në 211 km/orë.
Një prej rasteve, i cili është filmuar edhe nga kamerat e policisë është kur një mjet është kapur nga radari duke udhëtuar me 191 km/orë, shpejtësi kjo e pa lejuar në asnjë prej rrugëve të vendit tonë. Pas ndalimit drejtuesit të këtij mjeti i është tërhequr leja e drejtimit dhe do të kalojë në komision.