Report TV - Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ndërmarjet sociale

2018-05-11 2

Nis zbatimi i një skeme të re për të mbështetur me punësim dhe shërbime të tjera disa grupe të mëdha shoqërore. Ditën e enjte ka hyrë në fuqi një vendim i qeverisë ?Rama 2?, i cili parashikon ngritjen dhe funksionimin e ndërmarrjeve sociale, për lehtësimin dhe krijimin e kushteve të favorshme, për punësimin e 26 kategorive të ndryshme shoqërore.

Ndërmarrjet sociale, përpos punësimit, do t?u ofrojnë 26 kategorive shoqërore edhe shërbime të tjera për integrimin e tyre social dhe ekonomik. Ndërmarrjet sociale janë organizata jofitimprurëse, të cilat do të mbështeten nga njësitë e qeverisjes vendore, në territoret brenda juridiksionit të tyre, me qëllim për zbatimin e politikave të tyre sociale. Thelbi i ndërmarrjes sociale është kontributi vullnetar, por ato do të ketë edhe punonjës me pagesë. 30 për qind e punonjësve të punësuar në ndërmarrjen sociale duhet t?i përkasin shtresave në nevojë.