Report TV - Bylykbashi: Lista me anëtarët për KLGJ dhe KLP, është nul

2018-05-11 0

Një ditë pasi seanca parlamentare kaloi listën për anëtarë të Këhshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk ka asnjë vlerë ligjore e për pasojë nuk mund të zbatohet.

Në një konferencë për mediat në selinë blu, Bykykbashi foli për listë të paligjshme, ndërsa argumentin e bazoi tek prezenca prej 73 deputetësh në momentin e votimit të listës në bllok.
?Seanca e djeshme ishte seanca ku u varros përfundimisht konsensusi kushtetues dhe dispoziat kushtetuese të 21 dhe 22 korrikut. Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miraitmin e një akti të caktuar.