Artistët Ema Andrea dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar.
Konfirmimi është dhënë nga vet aktorët, të cilët e deklaruan publikisht në emisionin "Zonë e Lirë" në Tv Klan.
Arian Çani: Pse të organizohen konkurse të kota për drejtimin e institucioneve kulturore, kur dihen se titullarët nuk zgjidhen për platformat e tjera, por zgjidhen për arsye të tjera. Ti këtë e di shumë mirë.
Laert Vasili: Nuk e di, edhe dje që ka dalë shpallja, i është lënë dy javë konkurruesve të formojnë një platformë. Më thuaj ti mua kush mund të formojë një platformë.
Arian Çani: Do kandidosh ti?
Laert Vasili: Unë të kandidoj?!
Arian Çani: Po ti kandidove njëherë para 4 vjetësh?
Laert Vasili: Po njëherë, aq.
Arian Çani: Atëherë Çuli të vazhdojë të rrijë i komanduar pa fund, apo jo?
Ema Andrea: Do kandidoj unë!
Genc Fuga: Edhe unë!
Artan Çani: Ema Andrea dhe Genc Fuga kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar, ky është lajm!