Për herë të parë aktori Genc Fuga vë në dukje se rreziku që i vjen Teatrit Kombëtar bazohet në vendimin e vitit të kaluar që e lë jashtë vijës së qendrës historike të Tiranës.
Për këtë arsye aktorët janë të frikësuar që në çdo moment aty mund të ndërtohet një kullë.
Aktorët kërkojnë që të mos ndryshohet destinacioni i godinës së Teatrit Kombëtar.
I ftuar në studion e Ora Neës Genc Fuga nënvizon se në maj ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro lajmëroi se ata duhet të largoheshin pasi ndërtesa duhet të rikonstruktohesh.
Teksa së fundi është bërë e ditur se në të do të vendoset trupa e Operas.
Fuga: Ajo godinë ëshë në rrezik shembje, ok ramë dakord që të lëvizim atje por me kusht që të mos ketë njeri tjetër që të rrezikojë jetën. Në rast se rreziku është për trupën e TK, atëhere do pranojmë që të rrezikohet TOB?!
Fuga nënvizon se nëse godina është në rrezik ata janë gati të largohen përkohesisht, por për këtë kanë një kusht:
Fuga: Po, ne lëvizim në momentin kur aty të vihet tabela, sic është rregulli i ndërtuesve që është projekti i afishuar, afatet konkretem buxhetet konkret. Po pastaj ikim.
Nga studio e lajmeve të Ora Neës Genc Fuga thekson se ka nisur mbledhja e firmave për të mos lejuar zbatimin e vendimit të paralajmëruar prej ministres Kumbaro.
Lexoni me shume ne http://www.oranews.tv/article/godina-e-tk-genc-fuga-nuk-do-lejojme-te-zbatohet-vendimi-i-kumbaros