Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të apasionuarit mbas sportit Rafting do të vazhdojnë të shijojnë bukuritë natyrore të kanioneve të Osumit pasi aty nuk do të ndërtohet asnjë hidrocentral.
Garancia është dhënë nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili në një komunikim me Ora News tha se do të pezullohet koncesioni që parashikonte ndërtimin e veprave hidrike.
Klosi ishte vetë në kanionin dhe tha se do të çonte në ndjekje penale përgjegjësit si nga Ministria e Mjedisit dhe nga kompania që ka manipuluar koordiatat.
Blendi Klosi: "Jemi këtu me kaq shumë njerëz për të mbështetur idenë e mos ndërtimit të këtij kanioni. Ne do të vazhdojmë të gjitha procedurat ligjore, shteti do të mbajë natyrisht edhe proceset e tij investigative.
Ne do të çojmë për ndjekje zyrtare këdo zyrtar të shtetit që ka ndërtuar dhe ka lejuar që mbi disa dokumenta të fallsifikuara të ndërtohen këto leje mjedisore. Por njëkohësisht do të kërkojmë edhe ndjekje penale për kompaninë e cila ka manipuluar në koordinata.
Prandaj jemi këtu që me çdo kosto ne të frenojmë këtë vepër monstruoze kundra mjedisit."
Shqetësimit publik ju përgjigj edhe kryeministri Edi Rama duke thënë se kanionet nuk preken.
Në Facebook kreu u qeverisë tha se: " Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet."
Federata e Raftting Albania, që është duke ndërtuar një nga resortet më të mëdha në Ballkan për këtë lloj sporti, për Ora News deklaroi se ndërhyrja në këtë zonë do të shkaktonte pasoja të rënda për turizmin.
"Do të jetë një shkatërrim për atë vend aq të bukur, që na u desh 15 vite që arritëm ta kurorëzonim. Sezonin e shkuar erdhën rreth 7000 turistë që erdhën të bënin aktivitete sportive brenda në kanion.
Dhe që të ndërhyrja atje me beton dhe që të presësh rrjedhën e një ujëvare e ta zhdukësh atë është një masakër që do ti bëhet."
Kanionet e Osumit janë një aset i vyer për turizmin shqiptar ku praktikohen sporte të ndryshme ujore dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-garanton-ora-news-nuk-do-te-kete-hec-ne-kanioninet-e-osumit