?Fifty Shades Freed? ka surprizuar sërish. Premiera e filmit që është komentuar gjatë, madje edhe është kritikuar shumë duket se ka thyer sërish pritshmëritë. Si në çdo vend tjëtër edhe në kinematë e Tiranës biletat janë shitur ditë më parë se të shfaqej premiera.
Ajo që ra në sy në kinematë e Tiranës ishte se dominohej nga gjinia femërore. Pjesa më e madhe e publikut që ndoqi serinë e fundit tregojnë se kishin parë edhe dy pjesët e shfaqura më parë.