Afera me tokat në bregdet, arrestohen ish-zyrtarët e komunës Ishëm në Durrës

2018-05-11 0

Prokuroria dhe policia kanë nisur një aksion për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit. Gjatë këtij aksioni është arrestuar ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune, Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) si dhe Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, për falsifikim të dokumenteve.
Ndaj katër të arrestuarve është dhënë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka. Të njëjtat burime saktësojnë për Report Tv se skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

Free Traffic Exchange