Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha është lakuar prej kohësh nga politka dhe media si një personazh që në emër të të atit kur ai ishte në pushtet, ka abuzuar me të qënit i biri i kryeministrit. Një ndër skandalet me të mëdha ku ai është i dyshuar si i përfshirë është afera e CEZ, për të cilën para pak ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda e thirri Berishën për të dëshmuar.
Nga ana tjetër, ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka thënë disa herë nëpër intervista se Shkëlzeni merrej me shumë punë të pista pranë stadiumit ?Dinamo?. Megjithatë, ajo që është e sigurtë sot është fakti se Shkëlzen Berisha është shumë i pasur. Një pasuri e kamur e cila nuk dihet se nga vjen, ama, jeta e tij superluksoze me modelen Armina Mevlani ku pushimet fillojnë në ishujt Maldive dhe mbarojnë në Paris, janë të ditura nga gjithëkush.