Report TV - Ekskluzive, ReportTv zbardh raportin për ujin dërguar parlamentit

2018-05-11 0

Në një kohë që është lancuar operacioni për goditjen e abuzuesve me ujin dhe krijimin e lidhjeve të ligjshme për abonentët që nuk paguajnë, Report Tv zbardh ekskluzivisht raportin dërguar parlamentit ku rezulton se asnjë qytet në vend nuk furnizohet me ujë të pijshëm përgjatë 24 orëve. Në të gjithë vendin nga 24 orë shqiptarët kanë mundësi që mesatarisht të furnizohen me intervale të ndryshme mëngjes, drekë dhe darkë vetëm 11.4 orë.
Nga raportit rezulton se mbulimi me shërbimin e ujësjellësit apo dërgimit të ujit të pijshëm në banesa dhe subjekte bëhet vetëm në 80% të territorit ku rezulton se në 20 % nuk ofrohet fare ky shërbim duke lënë një pjesë të konsiderueshme kryesisht në zona rurale pa tubacione uji. Kritike paraqitet situata në pjesën e kanalizimeve ku përfshihen dhe ato të ujërave të zeza nga ku sikur dhe shihni në këtë faksimile ky shërbim ofrohet në nivelin 50% në të gjithë vendin

Free Traffic Exchange